Policia tha se “operacioni i koduar “Instruktori” bëri të mundur zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e një grupi kriminal që kryente veprime të kundraligjshme pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë me synim paisjen e shtetasve me dëshmi aftësie për drejtim automjeti, kundrejt një shume parash”.
”Falë një hetimi 9 mujor i realizuar me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, ndaluam dhe më pas morën masa sigurie nga gjykata me detyrim paraqitje për Qemal Musta, 49 vjeç me detyrë drejtor autoshkolle, Trandafil Taho 54 vjeç, Zenel Shera 63 vjeç dhe Nesti Xhurgjaj 62 vjeç, me detyrë instruktorë autoshkolle”, tha policia.
Policia e Tiranës tha se “masa e sigurisë detyron paraqitje dhe garanci pasurore e cila kapi shifrën e 500 mijë lekëve të rinj”./Telegrafi/