Site icon Telegrafi

Ndalohen tre person në Manastir, dyshohen se kanë kryer vjedhje të rënda

MPB njofton se janë zbardhur tri vjedhje të rënda në Manastir, tre hajdutët kanë pranuar krimet, sendet e vjedhura do t’u kthehen pronarëve.

“Sot (19.11.2023), zyrtarët policorë në kuadër të SPB Manastir, kanë ndaluar G.V.(45), Z.M.(22) dhe N.M.(18), të gjithë nga Manastiri, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të rënda “vjedhje”.

Gjegjësisht, G.V. (45) dyshohet se ka kryer dy vjedhje të rënda në një vikend shtëpi në zonën e fshatit Capari, Manastir, nga ku ka marrë mjete dhe municione të ndryshme, ndërsa Z.M. dhe N.M. dyshohet se kanë kryer një vjedhje të rëndë në fshatin Dolno Srpci, Manastir, duke marrë sende në pronësi të personit juridik.

Të arrestuarit kanë pranuar plotësisht krimet, ndërsa sendet e konfiskuara janë gjetur dhe do t’u kthehen pronarëve të tyre.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tre personave do të ngritet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version