Në Burma të Azisë, një murg i njohur si Arsara është ndaluar nga policia, pasi i janë gjetur në veturë afro 400 mijë tableta metamfetaminë.
Në bazë këtij zbulimi, është filluar një hetim i detajuar në tempullin budist ku shërbente ai, transmeton Telegrafi.
Njësitet e zbulimit, kanë gjetur sasinë që arrin deri në katër milion tableta metamfetaminë të bëra gati për shitje, një granatë dore si dhe sasi e konsiderueshme municioni.
Për këtë arsye, janë arrestuar tre murgj të cilët e kishin përgatitur masën e ndaluar dhe donin ta dërgonin për ta shitur në Bangladesh.
“Nuk është rast normal, por mund të ndodhë. Ata do duhej të ishin shembull për të mirë, e jo të vepronin në këtë mënyrë. Menjëherë do të hiqen nga shërbimi fetar dhe të dënohen si njerëz normal”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Çështjeve Religjioze, lidhur me rastin.
Ndryshe, Burma është prodhues i madh i kësaj materie dehëse që ka efekte të rënda, ndërsa zë vendin e dytë për kultivimin e opiumit, prej të cilit krijohet heroina. /Telegrafi/