Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka njoftuar se në produktin ushqimor “Wudy” është konstatuar prani e “Listeria monocytogenes STI55” pas pas analizave laboratorike të kryera në Itali, duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.
Në një njoftim për shtyp, AKU ka sqaruar se qytetarët duhet të marrin masa që të mos përdorin një produkt të tillë.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!”, ka shtuar AKU. /Telegrafi/