Site icon Telegrafi

Ndalohen pesë kinezë që kanë hyrë joligjërisht në Maqedoni, deportohen dhe u ndalohet hyrja për tre vite

Pesë shtetas kinezë u kapën nga policia kufitare që patrullonin përgjatë kufirit me Greqinë. Pas kontrollit të dokumenteve të tyre, policia ka konstatuar se ata kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Nga MPB njoftojnë se ata janë pesë shtetas kinezë të moshës 31, 32, 34, 41 dhe 49 vjeç.

“Më datë 06.03.2024, në ora 15:40, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Vendkalimit Kufitar dhe Vëzhgimit Kufitar Bogorodicë kanë gjetur L.H.(49), T.L.(34), V.L.(32), L.H.(41) dhe D.J.(31), të gjithë nga Republika Popullore e Kinës. Pas një kontrolli dhe kontrolli, u konstatua se personat kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vend”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjykata Themelore e Gjevgjelisë u shqiptoi gjobë në të holla dhe sanksion kundërvajtës personave – dëbim i të huajit nga territori i RMV-së në kohëzgjatje prej tre vjetësh.

Exit mobile version