Telegrafi

Ndalohen një i burgosur dhe një polic nga burgu i Strumicës

MPB njofton se sot (23.10.2023) në ora 12:00 në një udhëkryq në afërsi të fshatit Çalakli, Valandovë policia ka ndaluar R.M. (42) nga fshati Vodoçë dhe D.D. (27) nga fshati Riç i Strumicës.

“Përkatësisht, R.M. i cili sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00 ka qenë në detyrë polic i burgjeve në Burgun e Strumicës, duke tejkaluar kompetencat e tij, i ka lejuar të dënuarit D.D., i cili momentalisht është në vuajtje të dënimit me burg, të largohet me kohë nga burgu edhe pse ai nuk kishte zgjidhjen e duhur. Në të njëjtën kohë, të dy, me automjetin privat të R.M. janë drejtuar për në fshatin Josifovo të Valandovës.

Për rastin janë në dijeni Prokuroria Themelore Publike e Strumicës dhe Burgu Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.