Janë ndaluar nëntë tifozë bullgarë që kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike në stadiumin e Shkupit, para ndeshjes mes Shkupit dhe Levskit të Sofjes, thuhet në njoftimin e MPB-së.
“Më datë 27.07.2023, nga Njësia e Shpërndarjes së Shpejtë u ndaluan G.B., Z.Z., V.D., G.K., B.A., V.J., I.K., D.P.D. dhe A.V.I., të gjithë shtetas bullgarë, të cilët prishën rendin dhe qetësinë publike duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve që po kryenin veprime zyrtare në stadiumin “Todor Proeski”, menjëherë para fillimit të ndeshjes së raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës ndërmjet Shkupit dhe Levskit të Sofias, që luhet sonte në Shkup.
Ata janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhen denoncimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/