Telegrafi

Ndalohen kombibusët

Meqë në tërë territorin e Kosovës ekziston transporti me autobusë, të cilët janë të pajisur me dokumentacion përkatës, të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës, luten qytetarët që, për arsye të sigurisë, të mos e përdorin transportin ilegal me kombibusë.

“Gjatë aksionit do të ndalohen të gjithë kombibusët ilegalë, ndërsa qytetarët do të zbriten”, thuhet në një njoftim të Ministria e Infrastrukturës. /Telegrafi/