Site icon Telegrafi

Ndalohen katër persona në Shkup, policia me kontrolle në disa lokacione

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të intensifikuara për qytet të sigurt, gjatë të cilave janë identifikuar 85 persona në më shumë se 20 lokacione, të gjithë janë kontrolluar.

Nga MPB thonë se po ashtu është bërë kontroll në 38 mjete motorike dhe tre motoçikleta.

“Katër persona janë privuar nga liria nga neni 215 i Kodit Penal dhe dy persona për armëmbajtje pa leje”.

“Prezenca e shtuar e policisë për një qytet të sigurt të Shkupit vazhdon edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.

Exit mobile version