Site icon Telegrafi

Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve në Komunën e Malishevës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur mrëmë, ka marrë vendim për masa shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus – COVID-19 në vazhdimësi të vendimit të Qeverisë Nr.01/09, të datës 13 mars 2020.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, masat shtesë që janë ndërmarrë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës janë si në vijim:

1. Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve në Komunën e Malishevës.

2. Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera relevante të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/

Exit mobile version