MPB Maqedoni njofton se ka ndaluar dy shtetas të Kosovës, të cilët në një autobus kanë kontrabanduar mallra pa dokumentacion përkatës
“Sot (24.07.2024) rreth orës 03:50 në rrugën kryesore Kriva Pallankë – Kumanovë, zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim kanë ndaluar autobusin në pronësi të një kompanie për transportin e udhëtarëve nga Kosova.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe udhëtarët janë gjetur disa kuti me barna me gjithsej 5.942 tableta, 100 pako kafe, 36 thasë me mbishkrime të markave të mbrojtura, 104 parfume për meshkuj dhe sende të tjera për të cilat nuk kishte dokumentacion adekuat.
G.Q.(28) dhe XH.M.(27), të dy nga Kosova, janë ndaluar për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale nga neni 278 B dhe neni 353 i Kodit Penal, ndërsa hetimet kanë kryer njësiti për krim ekonomik në kuadër të SPB Kumanovë dhe pas konsultimit me prokurorin publik, autobusi me sendet e gjetura është sekuestruar për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/