Site icon Telegrafi

Ndalohen dy persona nga Shkupi, kapen me mallra të padeklaruara

Dje (31.07.2024) rreth orës 22:20 në një rrugë lokale në fshatin Pobozhje në drejtim të vendit të quajtur Ramno, policia nga Departamenti për Çështje Kufitare dhe Migracion, ka ndalur një automjet mallrash “Mercedes Sprinter” me targa të Shkupit.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 110 pako, të cilat përmbanin 1.320 kuti këpucë-atlete, të përmasave të ndryshme dhe mbishkrime të markave të ndryshme, për të cilat personat nuk dispononin dokumentacionin përkatës. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur edhe një armë.

L.I. (38) nga fshati Tanushë, Shkup dhe R.I.(63) nga fshati Vizbeg, Shkup janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale nga neni 278 dhe neni 396 të Kodit Penal dhe janë dërguar në stacionin Mirkovci për procedurë të mëtutjeshme./Telegrafi/

Exit mobile version