Site icon Telegrafi

Ndalohen dy persona nga Kumanova, kapen duke vjedhur karburante

Foto: Ilustrim

Dje rreth orës 21.00, në Mavrovë policia nga SPB Tetovë- Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar personat D.S.(52) dhe S.M.(55), të dy nga Kumanova.

Ata janë kapur duke vjedhur karburant nga rezervuarët e dy automjeteve të Ndërmarrjes Publike në të cilën edhe ishin edhe të punësuar.

Gjatë ndalimit tek ata u gjetën dhe u konfiskuan, 7 kazona plastike me karburant dhe dy zorrë gome.

Të dy janë mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngriten parashtresat përkatëse./Telegrafi/

Exit mobile version