Telegrafi

Ndalohen dy persona në Veles, kapen me kartëmonedha të falsifikuara

Foto: Ilustrim

Me datë 22.05.2023, zyrtarët policorë nga SPB Veles kanë ndaluar V.M.(21) dhe D.R.(20), të dy nga Velesi.

“Ato në tregun e Velesit kanë tentuar të blejnë produkte me kartëmonedhë të falsifikuar prej 1.000 denarë, por shitësi e ka vërejtur dhe e ka paraqitur në polici.

Ata janë larguar me vrap nga vendi, por pasi janë marrë masa janë gjetur dhe ndaluar.

Më pas me urdhër të gjykatës është kryer kontroll në banesat e tyre, ndërsa në shtëpinë e D.R. janë gjetur dhe konfiskuar dy kartëmonedha të falsifikuara nga 1.000 denarë, një skaner, një printer dhe një kompjuter, ndërsa në shtëpinë e V.M. janë gjetur dhe konfiskuar dy kartëmonedha të falsifikuara prej 100 denarë dhe një kartëmonedhë e falsifikuar prej 500 denarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/