Site icon Telegrafi

Ndalohen dy persona në Tabanoc, shfrytëzuan veturë dhe dokumente të falsifikuara

Mbrëmë në vendkalimin kufitar në Tabanoc një person ka tentuar që ta kalojë kufirin Maqedoni-Serbi me veturë të dyshimtë, kurse presoni tjetër me pasaportë të falsifikuar.

Sipas Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB), rreth orës 14:00, A.F (23), nga Bujanoci, ka shfrytëzuar veturën Mercedes, por me VIN numër të falsifikuar.

Dy orë më vonë, gjatë kontrollit të B.K (22) nga Shqipëria, është vërtetuar se ka pasaportë të falsifikuar. Mbi vulën e ndalimit për hyrje në BE, është vendosur një vulë tjetër./Telegrafi/

Exit mobile version