Telegrafi

Ndalohen dy persona në Shkup, ju zbulohen armë ilegale

SPP Shkup ka bërë kallëzim penal kundër shtetasve I.A.(36) dhe B.S.(35), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.

“Më datë 16.05.2023 në Shkup, zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën “BMW”, e cila drejtohej nga I.A. dhe B.S. ka qenë pasagjer, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar tre pistoleta tip “Crvena Zastava”, tre karikatorë dhe disa fishekë të kalibrit 7.62×25 mm”, thuhet në njoftimin e MPB-së.