Site icon Telegrafi

Ndalohen dy persona në Kumanovë, dyshohen se kanë grabitur një taksist

Janë ndaluar dy persona nga Kumanovës të cilët dyshohet se kanë grabitur taksistin që i transportonte për në fshatin Çerkez.

“Me datë 24.12.2023 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë ndaluar K.A.(25) dhe B.J.(26), të dy nga fshati Çerkez i Kumanovës. Ata dyshohen se i kanë marrë paratë I.G., taksisti i cili i ka transportuar për në fshatin Çerkezi.

Personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version