Njësia e Punëve të Brendshme të Aeroportit dhe Draçevës në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër L.G (21) dhe A.K (42), të dy nga Republika e Serbisë.
“Ata dyshohet se gjatë periudhës së kaluar kanë kryer 6 vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe një “vjedhje” biçikletash në zonën e komunës së Aeroportit”.
Të dy personave u është hequr liria, ndërsa të regjistruarve iu gjetën biçikletat e vjedhura dhe iu kthyen pronarëve.