Më datë 06.11.2024 në ora 21.10 dhe 21.30 në afërsi të fshatit Kosturnik, Kumanovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare, në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, kanë ndaluar I.N (32) nga fshati Krushopek, Shkup, G.P. (50) nga Velesi për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me imigrantë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Më herët, rreth orës 19:15, në afërsi të fshatit Tabanoce, në autostradën “Miqësia”, kanë vërejtur personat në veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, e cila drejtohej nga I.N. ndërsa G.P ishte bashkëudhëtarë kanë marrë tre imigrante femra nga Nepali. Njëkohësisht ata nuk janë ndalur në shenjën e ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë dhe pasi kanë përdorur mjete për të ndaluar me forcë automjetin janë larguar nga automjeti. Menjëherë më pas, imigrantët janë gjetur dhe vendosur në Qendrën transitore në Tabanoc dhe pas masave të marra janë kapur dhe ndaluar G.P. dhe I.N.
Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kompetent. Pas kontrolleve u konstatua se I.N. kërkohej me urdhër të burgut të Idrizovës për arratisje nga burgu ku vuante dënimin me burgim prej gjashtë vjetësh për veprën penale “kontrabandim me imigrantë”.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të bëhet kallëzim përkatës./Telegrafi/