Mbrojtësit e rendit në brigjet e Karaibeve, i kanë ndaluar dy barka në brigjet e Karaibeve, ku kanë gjetur kokainë që arrinte deri në 1.4 ton.
Vlera e kësaj mase, nëse do të dilte në treg, do të arrinte deri në 40 milionë euro, por u konfiskua nga njësitet ushtarake, transmeton Telegrafi.
Gjatë kontrolleve, u gjet edhe një ngarkesë me 150 kilogramë, që do të arrinte vlerën e 4.4 milionë eurove, që ishte hedhur nga barkat.
Pasi i arrestuan shtatë persona, së bashku me masën e drogës, njësitet e mbrojtëse bregdetare, i dorëzuan të US Coastguard.
Ministrja e Forcave të Armatosura, Anne-Marie Trevelyan tha se “Falë punës së Royal Navy dhe bashkëpunëtorëve tanë, këto narkotikë nuk do të arrijnë në rrugë, për të nxitur kriminalitetin e mëtutjeshëm”.
Që kur goditi uragani i fundit dhe njësitet mbrojtëse ishin të zëna, duke iu dalë në ndihmë banorëve në nevojë, kontrabanduesit e kanë shfrytëzuar rastin, që të transportojnë mallra të ndryshme ilegale, kryesisht narkotikë.
Disa ditë më parë, është ndaluar një anije me 2,500 kilogramë kanabis, që arrinte nga Lindja e Mesme. /Telegrafi/