Ndalohen boksierët kosovarë të hynë në Serbi, reagon Federata Ndërkombëtare e Boksit
Ekipi i boksierëve nga Kosova nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.
Kjo vjen si shkak që ekipit të boksierëve kosovarë iu është kërkuar prezantimi pa simbole shtetërore, ku këta të fundit nuk e kanë pranuar, përcjell KosovaPress.
Menjëherë pas këtij skandali ka reaguar Federata Ndërkombëtare e Boksit, ku sekretari gjeneral i kësaj organizate ka kërkuar që autoritetet serbe t’i lejojnë boksierët kosovarë që të garojnë me simbole shtetërore.
“AIBA synon të ofrojë shtëpi mikpritëse për çdo boksier, dhe bota e boksit s’ka kufij. Ne besojmë se ata atletë duhet të kenë shansin e drejtë për të garuar dhe demonstruar aftësitë e tyre në ring. Sporti ka qëllimin për t’i bashkuar njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politikat kombëtare. AIBA është në kontakt me organizatorët e Botërorit, Federatën e Boksit të Serbisë, në përpjekje për të zgjidhur çështjen”, thuhet në reagim.