Site icon Telegrafi

Ndalohen banerët “Kosova është Serbi”

Komisionerët e UEFA-s gjatë qëndrimit në Beograd kanë marrë vendim që të kontrollohet çdo i vetmi tifoz dhe të mos lejohet hyrja me banerë që ofendojnë politikisht dhe në mënyrë racore kundërshtarin.

Ndeshja do të jetë nën masa të larta të sigurisë, pasi përkundër ndalimit për të shkuar për ta përcjellë duelin, edhe Ballistët e Shkëndisë do të jenë të pranishëm në impiant, gjë që rrezikon tej mase sigurinë në këtë takim, i cili pos rezultatit në fushë, çon peshë edhe për nderin kombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version