Telegrafi

“Ndalo, do të më shkatërrosh”, e dashura e përfolur e Yamal shihet në prehrin e një mashkulli tjetër

Lamine Yamal dhe e dashura e tij e përfolur, Alex Padilla, kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.

Vetëm pak ditë pasi kaluan pushimet së bashku në Greqi, siç duket diçka ka ndodhur në raportin mes tyre, por për çfarë bëhet fjalë?

Epo, një video e cila u bë virale së fundmi në internet, e tregon Alexin siç duket ulur në prehrin e një mashkulli tjetër.

“Ndalo, do të më shkatërrosh”, i thotë djaloshit pranë saj, derisa transmetimi i drejtpërdrejtë ndalon menjëherë.

Shumë njerëz, filluan ta komentonin me të madhe këtë video.

Kishte disa që e quajtën Yamalin ‘lojtarin më të ri të cilin e kishin tradhtuar ndonjëherë”, derisa kishte edhe të atillë të cilët ndjenin dhembshuri për talentin e ri të Barcelonës dhe njëherësh fenomenin e Spanjës.

Në fillim të këtij muaji, Yamal dhe Padilla kaluan disa ditë së bashku në Greqi dhe asgjë nuk dukej se shkonte keq me relacionin e tyre.

Alex Padilla është një studente me bazë në Barcelonë, për të cilën flitet se është 20 vjeçe. Ajo ishte e pranishme në Euro 2024 nën shoqërinë e familjes së Lamine Yamal. /Telegrafi/