Site icon Telegrafi

Ndalin xhipin dhe hedhin mbeturinat në hapësirat publike në Prishtinë

Në një video incizim të postuar në rrjetet sociale shihen dy qytetarë, që kanë ndaluar xhipin dhe hedhin mbeturinat në hapësirën publike.

Në postimin e bërë në faqen Kryeqyteti Prishtina në Facebook, thuhet se “nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim por në shportë”.

“Ne jemi duke punuar që në Prishtinë të vendosim sa më shumë shporta e kontejnerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i juaj që mos të hedhni mbeturina kështu”.

“Me projekt rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerant ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Exit mobile version