Dy gra kishin vendosur t’i ndalin veturat në një autostradë dhe të dalin prej tyre për t’i qëruar hesapet me grushta, shqelma dhe shkulje flokësh.
Pamjet e siguruara nga Daily Mail, shfaq dy gra duke u rrahur në mes të ditës derisa fëmijët e tyre dëgjohen duke qarë dhe i lutur që të ndalen, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur në një autostradë në Northampton të Anglisë, kurse videoja është filmuar nga një kalimtar rasti.
Identiteti i këtyre grave nuk është zbuluar ende, ndërsa nuk dihen edhe motivet që quan deri te kjo rrahje brutale.
Policia e Northampton ka njoftuar se është duke i analizuar pamjet dhe se tashmë kanë filluar hetimet. /Telegrafi/