Site icon Telegrafi

Ndalin autobusin në parking, rrahen dy pasagjerë derisa lahen në gjak – dueli përfundon pa fitues (Video, +18)

Dy pasagjerë që ishin brenda një autobusi, kishin vendosur të ndalen në një parking dhe të rrahen për 30 minuta derisa nuk u lanë në gjak.

Por, ajo çfarë është më e tmerrshme është fakti se dhjetëra pasagjerë tjerë që ishin brenda autobusit, qëndronin rreth tyre dhe bënin tifo për “luftëtarin” e tyre të preferuar, transmeton Telegrafi.

Dyshja që u rrahën raportohet se ishin nën ndikim të alkoolit, ndërsa rrahja për të qenë sa më e drejtë ishte angazhuar edhe një “refer” i cili në një moment i ndali për shkak të goditjeve të ndaluara.

Protagonistët janë identifikuar si Davie Joyce dhe Michael Navin, që nuk hezituan të rrahen për plot 30 minuta në një parking të braktisur në Hemel Hempstead në Hertfordshirë të Anglisë.

Dhe në fund duket se dueli përfundoi pa fitues pasi cilësohet si e barabartë, ndërkaq videoja është shpërndarë në internet dhe është shikuar mbi 200 mijë herë.

Raportohet se dyshja ishin rrahur “pas një mosmarrëveshje” që e kishin pasur familjarët e tyre, dhe kështu kishin vendosur të masin forcën në “ring”. /Telegrafi/

Exit mobile version