Teksa policia njofton se ka proceduar penalisht 33 persona, mes të cilëve edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, kreu i opozitës Lulzim basha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se asgjë nuk i ndal për të përmbushur misionin për Shqipërinë si gjithë Europa.
“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit”, shkruan Basha.
Më tej kreu i PD, thekson se kur të vijë ai në pushtet të gjitha bandat, përfshirë edhe atë në qeveri do të dalin para drejtësisë.
“Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë! Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë! Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #shqiperiasieuropa”, shkruan Basha.