Site icon Telegrafi

Ndalimi i prodhimit dhe përdorimit të disa lloje të qeseve në Kosovë – Aliu shpalos detaje

Udhëzimi administrativ për ndalimin e qeseve të plastikës, i cili ka hyrë në fuqi që nga data 29 shtator të këtij viti ka për qëllim nxitjen e riciklimit dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë e mjedisit në vend.

Kështu ka thënë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili thekson se ky udhëzim do të ndalojë prodhimin e qeseve dhe importin e tyre, ndërsa për qeset me pesha të lehta të cilat përdoren për perime nuk do të ndalohen, por pesha e qeseve dhe dizajni i tyre do të jete ndryshe siç ka qenë.

Në diskutimin e mbajtur sot (e mërkurë) me përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Qeverinë Gjermane, u tha se Udhëzimi administrativ parasheh që qeset e plastikës me peshë nga 25 deri 50 mikron do të kenë tarifa për pagesa, por nuk do të kenë logo të bizneseve.

“Gjatë hartimit të këtij Udhëzimi administrativ kemi pasur diskutime të vazhdueshme dhe kemi qenë pjesë e procesit dhe tash ky udhëzim është në fuqi, që i bie që tani qeset të cilat ndalohen me këtë udhëzim duhet të mos prodhohen më. Sipas Udhëzimit administrativ e kemi ndaluar prodhimin dhe importin dhe shitjen në treg të qeseve plastike mbajtëse me peshë të lehtë me dorëza, trashësi nga 0 deri 25 mikron , qoftë me logo apo pa logo qeset të cilat mbahen gjërat janë ta ndaluara.

Ndalohet prodhimi, importi dhe shitja në treg e qeseve të plastikës të degradueshme, ndërsa qeset me peshë shumë të lehtë bie në treg pa tarifë dhe pa pagesë për konsumator bëhet fjalë për qeset për perime të cilat janë pa dorëza, ato qeset të cilat janë tek frutat dhe perimet. Ndërsa qeset plastike mbajtëse me peshë të lehtë me dorëza prej 25 deri 50 mikron bie në treg me çmim prej 5 cent e nga të cilat dy cent kalojnë në Buxhetin e Kosovës, që i bie që qeset të cilat mund të përdoren disa herë të njëjtat qese. Dhe këto qese do të kenë edhe logo të cilat nuk kemi mundur të i ndalojmë jo se nuk kemi dashur për shkak se bie në kundërshtim me të drejtat e konsumatorit” tha Aliu.

Ministri Aliu shtoi se nga rregullat e Udhëzimit administrativ qeset plastike do të paguhen me nga 5 centë e të cilat mund edhe të ripërdoren.

“Në përputhje me paragrafin pesë dhe gjashtë të Udhëzimit administrativ ndalohet vendosja e logos, bankës tregtare, sloganit, emrit të prodhuesit ose shitësit ne qeset plastike mbajtëse me peshë të lehtë dorëzat prej 25 deri 50 mikron. Në qeset plastike mbajtëse me peshë të lehtë me dorëza prej 25 deri 50 mikron vendoset, shenja e numrit të ambalazhit vendoset shenja për riciklim, barkodi dhe niveli i trashësisë në një krahë po ashtu edhe viti prodhimit, këto qese të cilat do të paguhen me nga 5 cent do të kenë informatat për riciklim” shtoi Aliu.

Johanes Steanbeak Madsen nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se qëllimi kryesor i Udhëzimit administrativ është pakësimi i përdorimit të qeseve të plastikës. Në këtë mënyrë ai tha do të rritet edhe përgjegjësia tek qytetarët dhe bizneset private.

“Objektivi është për një ambient të pasur dhe për shfrytëzimin sa më të vogël të qeseve plastike dhe sa më shpejt për materialet degraduese dhe kompanive, njëra nga çështjet kryesore të BE-së është riciklimi i qeseve të plastikës për shkak se qeveria është angazhuar dhe sidomos ministria për të rritur përgjegjësin e qytetarëve që të merren më shumë përgjegjësi të ndikimit të tyre në mjedis të këtyre produkteve është zgjeruara edhe prodhimi dhe përgjegjësia e prodhuesve që të përmirësohet mjedisi dhe të përmirësohet jeta në përgjithësi.

Përgjegjësia është shumë e madhe dhe po ashtu ka shpenzime edhe për në bizneset të cilët prodhojnë dhe i përdorin qeset plastike. Dhe mendojmë që në Kosova do të gjendet një zgjidhje se si do të bëjmë riciklimin e qeseve të plastikes dhe ri shfrytëzimin e tyre” tha Madsen.

Gjatë prezantimit të Udhëzimit administrativ, zyrtarë të MMPHI-së kanë treguar se udhëzim ka hyrë në fuqi nga 29 shtator. Ata janë shprehur po ashtu se kanë pranuar komentet edhe nga prodhuesit, shitësit dhe importuesit e qeseve.

Lexo po ashtu Qeset plastike me pagesë, mirëpritet vendimi

“Udhëzimi administrativ ka të bëjë me nxitjen e riciklimit, zvogëlimit e ndikimit mjedisor dhe të përmirësoje qëndrueshmërinë e mjedisit sa i përket mbeturinave të ambalazhit kjo nismë ka qenë një përpjekje bashkëpunuese me kontribute dhe akterë të ndryshëm, duke përshirë sektorë privat, Bashkimin Evropian si dhe Gizin Gjerman.

Ne kemi siguruar transparencë dhe gjithë përfshirje në raunde dhe shumta konsultime, si dhe qasje publik në draftin e udhëzimit administrativ, ku me datë 29 të muajit të kaluar veçse është në fuqi. Ne u angazhuam aktivisht me prodhuesit, shitësit dhe importuesit dhe institucionet publike gjatë gjithë procesit, komentet ishin shumë të rëndësishme për një udhëzim administrativ”, thotë zyrtari i MMPHI-së.

Kosova ka qenë vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor në të cilin qeset e plastikës për një përdorim ka ofruar deri tash falas për konsumatorët./kp/

Exit mobile version