Site icon Telegrafi

Ndalimi i pajisjeve elektronike në avionë u nxit nga kërcënimi i ISIS-it

Ndalimi i SHBA-ve të pajisjeve të mëdha elektronike gjatë fluturimeve në bord nga tetë vende është nxitur nga inteligjenca për shkak të kërcënimeve ndaj sulmeve terroriste, raportojnë mediat amerikane.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë njoftuar për kufizime të reja që ndalojnë përdorimin e laptopëve nga ana e pasagjerëve në bord të avionëve

I ashtuquajturi Shtet Islamik, ka qenë duke punuar rreth mënyrave për të kontrabanduar eksplozivë në aeroplanë, duke i fshehur ato në elektronikë, thonë burime të ABC.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, do të jetë nikoqir i një takimi dy-ditor të ministrave dhe zyrtarëve të lartë nga 68 kombe për të diskutuar kërcënimin nga ISIS.

Bisedimet në Washington do të shënojnë takimin e parë të koalicionit që nga dhjetori 2014, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version