Site icon Telegrafi

Ndalimi i gardistëve, kushti i opozitës për rikthim në dialog

Këtë kusht Rama ia ka paraqitur të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak i cili vizitoi Tiranën për të takuar autoritetet shqiptare dhe faktorët politikë në një përpjekje për zgjidhjen e krizës.

Thirrjet e vazhdueshme të ndërkombëtarëve nuk kanë arritur të bindin kreun e opozitës Edi Rama që të heqë dorë nga protesta e ditës së premte.

Sipas të përditshmes “MAPO” protesta homazh për tre të vrarët gjatë demonstratës së 21 janarit pritet të zgjasë 60 minuta. Itinerari nuk është përcaktuar ende, megjithatë mësohet se organizatorët kanë programuar që ajo të zhvillohet në formën e një procesioni mortor, që do të përfundojë me një minutë heshtje përballë Kryeministrisë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version