Telegrafi

Ndalimi i Duhanit përgjysmon biznesin e hoteleve

Hotelierët e Ohrit pohojnë se gjatë ditës, qarkullimi është dyfish më i vogël në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në mbrëmje fitimi është zvogëluar për 15 deri në 20 për qind.

Para do kohe, Ohrin e vizitoi ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi të cilit hotelierët e qytetit iu ankuan për efektet negative të ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit. Ministri theksoi se kjo është vetëm pasojë afatshkurtë, ndërsa në planin afatgjatë, sipas tij, ligji do t’i arrijë efektet e dëshiruara, ndërsa gjendjet në biznesin hotelierik do të stabilizohen.