Maratonistja që përdori biçikletë gjatë një gare në Kinë, i është ndaluar përjetë të merr pjesë në ndonjë maratonë.
Gjatë zhvillimit të një maratone në Jiangsu, pjesëmarrësja me mbiemrin Meng, është parë teksa ngiste mjetin që një kompani e japë me qira, transmeton Telegrafi.
Asaj i kishin kërkuar ta linte biçikletën, por e ka shfrytëzuar sërish, megjithëse njëherë u bë sikur nuk po e përdorte më.
Megjithëse e përfundoi garën për pesë orë, 38 minuta e 36 sekonda, shkaku i mashtrimit, emri saj u largua prej listës së rekordeve.
“Pjesëmarrësja Meng, i theu rregullat duke përdorur një mjet, për të arritur deri te caku. Megjithëse ia tërhoqëm vërejtje, ajo ka vazhduar sërish me ngasje” thuhet në raportin e organizatorëve.
Vendimi për përjashtim të përhershëm, duke si i tepërt por që vazhdon të mbetet si shembull për atletët tjerë. /Telegrafi/