Garda Kombëtare që të hënën transportonte vaksinat anti-COVId përmes Teksasit, është ndalur në një pritë të armatosur.
Larry Harris është akuzuar se kishte përcjell kolonën e ushtrisë së Gardës Kombëtare, para se tentonte disa herë që me kamion t’i nxjerr nga autostrada në Labook, ka bërë të ditur shefja e policisë Erica C. Williams, transmeton Telegrafi.
“Harris, 66-vjeç nga Arizona, në fund me kamionin e tij ia kishte zënë rrugën tre furgonëve të Gardës Kombëtare”, ka shtuar Williams.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ai ua drejtoi revolen ushtarëve, duke u identifikuar kinse si detektiv dhe i urdhëroi ushtarët të dalin nga mjetet duke u kërkuar t’ua kontrolloj furgonët.
Pjesëtarët e Gardës Kombëtare ishin të uniformuar dhe po transportonin vaksinat nga Matadori në drejtim të Teksasit. E policia kishte reaguar menjëherë, duke arrestuar Harris pa shkaktuar ndonjë incident.
Ai kishte pasur të mbushur revolen Colt 1911 të kalibrit 45. Për fat të mirë asnjëri prej ushtarëve nuk është lënduar, kurse vaksinat kanë arritur në destinacionin e planifikuar. /Telegrafi/