Site icon Telegrafi

Ndalet transportuesi ilegal i druve

Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një person në fshatin Mushtisht të kësaj komune, pasi që i njëjti është hasur duke transportuar rreth 2.5 metra dru me traktorin e tij pa dokumente përkatëse, të cilat dyshohet se janë prerë në parkun nacional.

Mjeti transportues dhe drunjtë janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version