Site icon Telegrafi

Ndalet seanca ku duhej të votohen ndryshimet ligjore sipas ”Përzhino 2”

Me kërkesë të deputetit Talat Xhaferit nga BDI është ndaluar seanca kuvendore ku duhej të votohen ndryshimet ligjore të dakorduara nga katër partitë politike apo siç ndryshe njihet Përzhino 2, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Talat Xhaferi ka kërkuar që të ndërpritet seanca dhe e gjithë procedura të kthehet në komisionin politik brenda në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ku ka kërkuar të fshihen katër amandamentet e pranuara më herët.

Edhe pse bëhet fjalë për amandament me karakter teknik, Xhaferi thotë ”Nësë dikush lejon pranimin e amandamenteve shtesë si këto katër atëherë BDI do të propozonte edhe shumë amandamente tjera, edhe teknike por edhe përmbajtësore”. Me këtë Xhaferi ka insistuar që të ketë marrëveshje të njejtë me atë të cilën u morrën vesh partitë më 20 korrik./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ligjet nga ”Përzhino 2” do të votohen me procedurë të shpejtë
Exit mobile version