Telegrafi

Ndalet rryma, Kurtit i ndërpritet fjala në Deçan

Në protestën e mijëra qytetarëve, edhe një herë janë përsëritur thirrjet e njëjta në drejtim të institucioneve shtetërore të Kosovës, e veçmas atyre të drejtësisë, që të mbrojnë kushtetutën e vendit dhe ligjet e saj. Në të kundërtën, nëse nuk shfuqizohet ky vendim arbitrar, siç e quajnë ata, protestat do të marrin përmasa të tjera, raporton KTV-ja.

Sipas Këshillit organizativ, kjo protestë vjen si shenjë mospajtimi edhe ndaj deklaratave të ambasadores amerikane dhe atij britanik që, siç thanë organizatorët, po bëjnë presion diplomatik.

Në këtë protestë morën pjesë edhe liderët e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj.

Sipas zyrtarëve të kësaj lëvizje, derisa Albin Kurti iu drejtua protestuesve, atij i është ndalur fjalimi me arsyetimin se ishte ndërprerë energjia elektrike.

“Vetëvendosje” pohon se kjo i është bërë qëllimisht./Telegrafi/