Site icon Telegrafi

Ndalet prodhimi i makinave elektrike në Evropë

Prodhuesit e automjeteve elektrike në Evropë po mbyllin shumë fabrika për shkak të shpërthimit të virusit corona.

Coronavirus ka paralizuar prodhimin e automjeteve elektrike në Europë.

Prodhues të shumtë të makinave, duke përfshirë grupin francez PSA, duan të mbyllin fabrikat e tyre për momentin. Në një deklaratë, Groupe PSA shkruan se 15 fabrika në 7 vende evropiane duhet të mbyllen së paku deri më 27 mars.

Groupe PSA përfshin Opel, Citroën, Peugeot, DS. Kjo gjithashtu do të thotë që prodhimi i Corsa-e është ndalur. Kjo aktualisht është duke u prodhuar në fabrikën Zaragoza, Spanjë dhe duhet të dorëzohet në pranverë. Aktualisht është ende e paqartë nëse do të dalë apo jo.

Renault mbyll 12 fabrikat

Groupe Renault ka që nga 16 mars, ka mbyllur 12 fabrika me një total prej 18.000 të punësuarve në Francë.

Kompania e lë të hapur nëse fabrikat në vendet e tjera të Evropës gjithashtu do të mbyllen. /Telegrafi/

Exit mobile version