Site icon Telegrafi

Ndalet Prishtina, barazon në shtëpi me Ulpianën

Prishtina ka barazuar me Ulpianën me rezultat 1-1 në kuadër të javës së shtatë të BKT Superligës.

Pjesa e parë nuk solli shumë me Prishtinën  që kishte dominimin, por që nuk rrezikonte seriozisht.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë, Ermir Rrezi shënoi me një goditje nga distanca, duke i dhënë epërsinë Ulpianës.

Prishtina e nisi fuqishëm pjesën e dytë, duke arritur që në minutën e 53-të të barazojë shifrat.

Harkimit në zonë i Endrit Krasniqit gjeti Leotrim Kryeziun që me kokë shënoi për 1-1.

Prishtina mbeti në minutën e 75-të me një lojtar më pak, pasi Erando Karabeci, u ndëshkua me karton të kuq.

Vendasit edhe pse me një lojtar më pak rrezikuan dy herë me Otto John, po nigeriani nuk ishte i saktë para portës.

Prishtina pas këtij barazimi mbetet në vendin e gjashtë me 9 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version