Telegrafi

Ndalet për tualet shkakton rrëmujë në trafik

Vozitësi anonim ka tërhequr kamionin e tij në njërën anë të rrugës në shtetin e Uashingtonit kur është zënë ngushtë nga nevoja fiziologjike.

Derisa po dilte nga kamioni ngarkesa që po bartte u derdh në tërë rrugën.

Kamioni ishte duke bartur rreth 49 tonë të mbeturinave të një lumi, raporton tabloidi Metro.

Sipas policisë, punëdhënësit e vozitësit do të ngarkohen me të gjitha shpenzimet e operacionit të pastrimit.