Telegrafi

Ndalet për të shpërndarë dhuratat, furgoni fillon t’i lëvizë në rrugën e mbuluar me akull – britaniku vrapon për ta parandaluar më të keqen

Një shofer i pafat është filmuar duke vrapuar pas furgonit të tij, që filloi të lëvizë në një rrugë të rrëshqitshme që ishte mbuluar me akull.

Ai nuk ishte i vetëdijshëm që furgoni me të cilën bënte shpërndarjen e dhuratave për Krishtlindjes, po lëvizte, transmeton Telegrafi.

Ishte Andrea Pellegrini të cilit ia dorëzonte një pako që ia bëri me dije se po i lëvizë furgoni.

Ai menjëherë vrapojnë për t’u futur brenda, dhe për fat të mirë ka arritur të parandalojë më të keqen.

E pavarësisht se freni i dorës ishte përdorur, furgoni kishte rrëshqitur në rrugë dhe kishte filluar të lëvizë.

Ndërkaq po të mos ishte reagimi i tij i shpejtë, do të përplasej me një veturë që ishte e parkuar në skaj të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në Dorset të Anglisë, kur kamera e sigurisë në pronën e 47-vjeçarit Andrea Pellegrini ka filmuar këtë moment. /Telegrafi/