Telegrafi

Ndalet nga puna njësia B2, rikthehet terri në vend

Në njoftimin zyrtar të KEK-ut thuhet se ekspertët janë aktivizuar menjëherë dhe po e sanojnë problemin.

“Ata po bëjnë të pamundurën që këtë njësi ta kthejnë në punë pas disa orësh".

Në po të njëjtin njoftim zyrtar thuhet se ndalja e këtij blloku që prodhon deri në 280 megavatë/orë energji elektrike ka vështirësuar furnizimin.

“Në punë janë njësitë B1, A5 dhe HC “Ujmani” që prodhojnë mbi 400 megavatë/orë dhe importi prej 150 megavatë/orë”.

Ndërkohë furnizimi po bëhet sipas kategorizimit ABC. Kategoria A sipas planifikimit po furnizohet 5:1, kategoria B 4:2 dhe kategoria C 3:3. /Telegrafi/