Telegrafi

Ndalet nga puna njësia A5, rikthehen reduktimet për të gjitha kategoritë

Zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë deklaruar për Telegraf se njësia A5 ka ndaluar punën në mënyrë që të bëhet sanimi i një rrjedhjeje.

“Njësia A5 e TC “Kosova A” ka ndaluar punën me planifikim në mënyrë që të bëhet sanimi i një rrjedhjeje”, tha Viktor Buzhala, zëdhënës në KEK.

Ai po ashtu tha se, menjëherë pasi  ka ndaluar kjo njësi së punuari KEK ka rritur importin dhe shkëmbimet energjetike, që shkojnë deri në 250 megavat/orë.

“Megjithatë reduktime janë duke u bërë për të gjitha kategoritë. Kategoria A është duke u furnizuar 5 me 1, ajo B, 4 me 2 ndërsa kategoria C, 3 me 3”. /Telegrafi/