Shumica e pronarëve të Tesla i blejnë veturat e tyre për të ruajtur ambientin, dhe për për këtë arsye ngasin vetura elektrike.
Një djalë i ri në Las Vegas dukej se nuk ishte në dijeni se vetura e tij Model 3 është elektrike, kur tentoi ta mbush me karburant në një pikë të derivateve, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ky i ri mundohet ta rimbush me karburant veturën, derisa nga mbrapa e shikonin të tjerët të habitur.
Në video shihet ky i ri i ndalur në pompën e derivateve, ku pa u menduar dy herë nxjerr portofolin për të paguar për karburant.
Megjithatë, sfida më e madhe për të ishte kur hapi kapakun për ta mbushur, por mbeti i habitur se nuk mund ta derdh karburantin.
E pasi tenton disa herë dorëzohet madje sillet rreth veturës, duke u munduar ta kuptojë çfarë nuk është në rregull.
Pasi kërkon ndihmë në internet, e kupton se ka gabuar rëndë dhe largohet nga vendi i ngjarjes me nervozë. /Telegrafi/