Ekipi i Bylbyl Sokolit ka dominuar në këtë përballje, por nuk ka arritur assesi ta realizoj gol, i cili do ta mbante edhe më tej në krye të tabelës.
Pas këtij barazimi Ferizaj zbret në pozitën e dytë me 19-të pikë të tubuara, derisa Ferronikeli shkon në kuotën e 10-të pikëve
Drenica-Drita 3:0
Drenica nuk ka të ndalur. Ekipi nga Skenderaj me lehtësi e ka mundur Dritën me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës.
Skuadra kuqezi ka pasur një iniciativë të lehtë në fushë dhe kakaluan në epërsi me golin e Betim Bajraktarit.
Edhe në pjesën e dytë kryezinjtë dominua, dhe në minutën e 69-të Dukagjin Gashi me një goditje nga distanca shtoi avantazhin në 2:0. Kurse, në fund të takimit rezultatin në 3:0 e ngriti rezervisti Shkëlzen Lushtaku.
Me këtë fitore skuadra e Drenicës katubuar 17-të pikë, derisa Drita mbetet në kuotën e 13-të pikëve. /Express/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga, xhiroja e 11-të:
E diele
Besa-Hysi
Trepça-Trepça ‘89
Fushë Kosova-Prishtina
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 13:00