Telegrafi

Ndalet ashensori për 30 ditë, brenda gjendet një grua e vdekur!

Emergency Button

Në Shaanxi të Kinës, punëtorët e mirëmbajtjes kanë fikur sistemin elektrik të një ashensori, meqë ishte i dëmtuar dhe duhej të riparohej. Por, ata nuk i kanë kontrolluar të gjitha kabinat për të parë nëse ka mbetur dikush brenda tyre.

Për fat të keq, në njërën nga to ka qenë një grua, që jetonte në atë ndërtesë banesore, transmeton Telegrafi. Kur punëtori ka shkuar pas 30 ditësh ta riparojë ashensorin, e ka gjetur të vdekur dhe të dekompozuar këtë banore.

I tërë ekipi i punëtorëve tash është suspenduar, ndërsa mbi ta rëndon akuza i vrasjes pa qëllim. /Telegrafi/