Në rrugën Mavrovë-Dibër është vendosur ndalim i trafikut për automjete që transportojnë mallra të rënda, informojnë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.
Ndalimi, siç thonë, është vendosur në orën 10:15, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Reshjet e borës të cilat e kapluan vendin ditë më parë, vështirësuan komunikacionin dhe si pasojë pati ndalesa për makina të rënda në disa akse rrugore./Telegrafi/