Telegrafi

Ndalesë për kontrolle të pabaza, kërkojnë njëzetë OJQ në Maqedoni

Verifikim të bazës për kontroll ndaj organizatave qeveritare nga institucionet shtetërore si dhe asgjësimin e dënimeve ndaj tyre, sot prej qeverisë së re kërkuan 20 organizata të shoqërisë civile, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, ata kanë qenë cak i kontrolleve të organizuara nga më shumë institucione, gjegjësisht në periudhën e njëjtë kur partia e deritanishme në pushtet në mënyrë publike ka bërë thirrje për përndjekje ndaj organizatave të shoqërisë civile.

“Edhe pse institucionet kanë të drejtë të bëjnë kontrolle, mënyra në të cilën rrjedhin thekson se këto nuk janë kontrolle të rregullta profesionale por bëhet fjalë për shfrytëzimin e institucioneve për presion politik. Në urdhëresat për kontrolle nuk ka sqarim çfarë dhe pse kontrollohet, ndërsa ne jemi të detyruar të japim informacione pa e ditur se në çfarë cilësie e bëjmë këtë”, theksoi Dora Kosturanova nga Forumi rinor i arsimit, njofton AIM.

Theksuan se gjashtë institucione të ndryshme kryejnë kontroll të pabazë, gjegjësisht Drejtoria për të Ardhura Publike, Policia Financiare dhe Ministria e Punëve të Brendshme me kërkesë të Prokurorisë Publike, ndërsa sipas informacioneve të tyre aksione kanë ndërmarrë edhe Agjencia për zbulim financiar dhe Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Ata paralajmëruan se edhe krahas presioneve do të vazhdojnë të punojnë me përgjegjësi dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë si kontrollues të pushtetit dhe institucioneve. /Telegrafi/