Site icon Telegrafi

Ndalesë për kamionë në Mavrovë-Dibër, në Deve Bair pritet deri 30 minuta

Komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë në mëngjesin e sotëm po zhvillohen me vështirësi nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LAMM informon se ndalesë për automjete të rënda transportuese ka në aksin Mavrovë-Dibër.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjedisve të qytetit është mesatara, njofton AIM.

Nga vendkalimet kufitare, për dalje nga Maqedonia pritet deri në 30 minuta në Deve Bair drejt Bullgarisë, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata.

Komunikacioni ajror tani për tani po zhvillohet sipas të planifikuarës. Sipas web-faqes së aeroportit të Shkupit ‘Aleksandri i Madh’ mëngjesin e sotëm janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterrimet e planifikuara. /Telegrafi/

Exit mobile version