Telegrafi

Ndalesë për Apple në Gjermani?

Por ky vendim për momentin nuk do të thotë se Motorola mund të ndaloj Apple-it shitjen e produkteve të veta në Gjermani, për shkak se padia ka të bëjë me vet kompaninë Apple, e jo në degën lokale të kompanisë.

Duket se as vet Motorola nuk është për së tepërmi e interesuar për ndalesën e shitjes së produkteve të Apple por që kryesisht janë të interesuar për licencimin e teknologjisë së tyre për Apple dhe marrjen e dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i paautorizuar. Në të vërtetë në deklaratën e vet përfaqësuesit e motorolas thonë se do të vazhdojnë të mbrojnë pronën e tyre, por njëkohësisht duan të sigurohen se teknologjia e tyre do të mbetet në dispozicion të gjerë për shfrytëzuesit e fundmë. Për shkak të kësaj shpresojnë se do të arrijnë ta zgjidhin këtë kontest ashtu që të mund të përqendrohen në vazhdimin e krijimit të novacioneve të reja të cilat do ti sjellin të mira tërë industrisë.

Përfaqësuesit e Apple kanë thënë se kjo është gjë procedurale dhe se nuk ka asgjë të bëjë me faktet në lidhje me rastin, dhe se për momentin nuk ka ndikim në afarizmin dhe shitjen e tyre në tregun e Gjermanisë. /Telegrafi/