Site icon Telegrafi

Ndalesë komunikacioni për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë – Dibër

Për shkak të rrethjeve intensive të dëborës tek aksi rrugor Mavrovë – Dibër është vendosur ndalesë për komunikacion për automjetet e rënda.

Siç njoftojnë nga LAMM, ndalimi ka hyrë në fuqi nga ora 16:30, njofton Telegrafo Maqedoni.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të vëmendshëm të makinave.

Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen e motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2019./Telegrafi/

Exit mobile version